Nëndetësja doli mbi rrugët e Milanos (Video)


Në afërsi të pjesës së vjetër të Milanos, ka ndodhur diçka e pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Një nëndetëse ka dalë në mes të rrugës duke e dëmtuar atë dhe një automjet që ishte në lëvizje.
Kuptohet që kjo nuk është një ngjarje e vërtete, por bëhet fjalë për një instilacion të një kompanie italiane të sigurimit, Europ Assistance IT, e cila e ka vënë në rrugë nëndetësen e rrejshme si reklamë për fushatën “Mbroje jetën tënde”.
Veç tjerash, ata madje kanë angazhuar edhe punëtorë të rrejshëm të nëndetëses, të cilët jepnin intervista.